Erdogan: FETO është një kërcënim i madh për të gjitha vendet

Erdogan: FETO është një kërcënim i madh për të gjitha vendet

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi vendet afrikane kundër kërcënimit të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO), grupit që qëndron pas tentativës për grusht shtet të vitit 2016 në Turqi.

“Sa më shpejtë që miqtë tanë afrikanë të marrin masa kundër organizatës, aq më mirë do të jetë për vetë ata, për fëmijët e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, deklaroi presidenti Erdogan, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij gambian, Adama Barrow, të mbajtur në Ankara.

Presidenti Erdogan tha se “kjo strukturë (FETO), e cila nuk heziton të derdhë gjak për përfitimet e tyre, është një kërcënim i madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku ajo ekziston”.

Presidenti turk poashtu vlerësoi Gambia-n për mbështetjen e saj ndaj Turqisë në luftën kundër grupit terrorist, raporton aa.

“Gambia është një nga miqtë tanë, të cilët kanë zgjatur mbështetjen më të vendosur në luftën tonë kundër FETO-s. Gamiba ka qenë vendi i parë në kontinentin afrikan, i cili mbylli shkollat e FETO-s”, deklaroi Erdogan, si dhe falënderoi Qeverinë e Gambia-s dhe njerëzit për ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Presidenti Barrow, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen e Turqisë për marrëdhëniet e mira që ka me vendin e tij. Ai shtoi se Turqia është një vend shumë tolerant.

“Turqia ka qenë gjithmonë një vend model për të gjithë botën dhe besoj se do të jetë e njëjtë edhe në të ardhmen. Në diplomaci gjithmonë keni qenë një vend udhëzues, Turqia është një vend që ka pranuar të krishterët dhe hebrenjtë. Kjo lloj tolerance flet më së miri për ju”, deklaroi Barrow.

Deri më tani, rreth 30 vende afrikane i kanë dorëzuar shkollat e FETO-s në Fondacionin Maarif, të cilin Turqia e themeloi për të marrë administrimin e shkollave jashtë shtetit që janë të lidhura me FETO-n ose i kanë mbyllur ato me kërkesë të Ankarasë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016, e cila la të martirizuar 250 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

Ankara poashtu akuzon FETO-n për të qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit. /KosovaPost/.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti