Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij së shpejti do të fillojë ndërtimin e destrojerit vendas të mbrojtjes ajrore TF-200, transmeton KosovaPost.
Erdogan vizitoi kantierin e Stambollit, ku foli në një ceremoni që shënonte nisjen e anijes së parë inteligjente vendase dhe kombëtare të Turqisë, TCG Ufuk.
“Besoj se kemi hyrë shumë mirë në vitin 2022, duke realizuar njëri pas tjetrit projektet kyçe të industrisë sonë të mbrojtjes”, tha Erdogan.
Ai shprehu dëshirën që anija TCG Ufuk, e cila beson se do të kontribuojë në ekzekutimin efektiv të veprimtarive të sigurisë dhe inteligjencës në det, të jetë në dobi të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës.
Ai shpjegoi se anija e parë turke e inteligjencës, Ufuk, u ndërtua me aftësi inxhinierike kombëtare.
“Nuk duam të blejmë më nga jashtë. Kemi ardhur deri më sot duke punuar me që nga viti 2004, kur thamë se projektet tona do të jenë vendase dhe kombëtare. Sidomos në 10 vitet e fundit, ngjarjet rreth nesh na kanë treguar edhe një herë se kombet që nuk mund të jenë të pavarura në industrinë e mbrojtjes nuk mund ta shikojnë të ardhmen me besim”, theksoi Erdogan.