Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.
“Çështja e luftës kundër terrorizmit është një çështje kombëtare që duhet të mbahet mbi çdo lloj mosmarrëveshjeje politike, llogarish dhe polemikash të përditshme.”, tha Erdogan, transmeton Kosova Post.
“Populli ynë duke i dalë për zot me jetë të ardhmes dhe pavarësisë së tij i ka dhënë një mësim historik atyre që kërkojnë të gjunjëzojnë Turqinë duke përdorur çdo lloj metode nga terrori e deri tek grushtshteti”, u shpreh kreu i qeverisë turke duke shtuar: “Nga korriku 2015, numri i dëshmorëve tanë në operacionet e kryera brenda dhe jashtë territoreve të Turqisë është 1 mijë 259, nga të cilët 401 ushtarë, 443 forca të xhandarmërisë, 299 policë dhe 116 roje sigurie. Janë asgjësuar më shumë se 12 mijë e 900 terroristë, 6 mijë brenda vendit dhe 6 mijë e 900 jashtë vendit. Turqia në të shkuarën e saj nuk ka asnjë njollë kolonizimi të asnjë hapësire gjeografike apo shoqërie të vetme dhe nuk do të ketë as në të ardhmen”.
“Atyre që janë më të nxirë se katrani dhe që kërkojnë t’i japin vendit tonë mësim njerëzimi, të drejtash, ligji, lirie dhe demokracie, unë u them: së pari shikohuni në pasqyrë dhe përballuni me realitetin tuaja”, tha Presidenti Erdogan.
Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial, Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha: “Çështja e luftës kundër terrorizmit është një çështje kombëtare që duhet të mbahet mbi çdo lloj mosmarrëveshjeje politike, llogarish dhe polemikash të përditshme.”.trt