Në konferencën e përbashkët për media në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për luftën kundër FETO-s ka deklaruar se, “Kjo strukturë, e cila ka gjakun e të pafajshmive në duart e saj, përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend ku ka prani”, transmeton KosovaPost.
“Është pritshmëria jonë e sinqertë që në të ardhmen të ndërmerren hapa më konkretë, më të vendosur dhe me të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.
“Ashtu siç kemi bërë deri tani pjesën tonë për paqen, qetësinë e Ballkanit, edhe më tej në të njëjtën mënyrë do të jemi një prej vendeve garantuese të paqes dhe qetësisë”, shtoi ai./AA