Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se nga erërat e fuqishme, ka edhe të lënduar, raporton Kosova Post.
“Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”. Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme” – ka shkruar ndër të tjera Bulliqi.
Kryetari Bulliqi ka bërë të ditur se fëmijët e kanë marrë tretmanin e duhur shëndetësor:
“Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.”
Ky është postimi i plotë: