Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, po mundohet të gjejë një zëvendësues për Cristiano Ronaldon.
”Djajtë e kuq” kanë shkëputur kontratën me sulmuesin portugezi me një marrëveshje të dyanshme.
Ten Hag e ka pranuar tashmë se nuk donte të humbiste sulmuesin, 37 vjeç, por intervista e tij shkatërruese me Piers Morgan e bëri të pamundur mbajtjen e tij.
Largimi i Ronaldos do të thotë që United nuk ka shifra përpara dhe Ten Hag do të vlerësojë opsionet e numrit nëntë të nivelit të lartë.
“Ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të nënshkruar me lojtarin e duhur,” tha ai.
Emrat më të perfolur për të zavëndësuar Ronaldon janë, Cody Gakpo, 23 vjeç, nga PSV Eindhoven dhe frontmenin 21-vjeçar i Benfica-s, Goncalo Ramos.
Për transferimin e mundshëm të tyre u deklaruar edhe Erik ten Haig i cili tha:
“Nuk mund të jap komente për lojtarë të veçantë”, shtoi trajneri i United. Nuk do ta bëj kurrë këtë. Lojtarët kanë kontrata dhe unë e respektoj këtë.
“Ne po bëjmë kërkime për çdo mundësi dhe bëjmë gjithçka që mundemi nëse ekziston mundësia për t’i kontraktuar ata.”, deklaroi trajneri i United.