Danezi për disa minuta luftojë me vdekjen në takimin Danimarkë – Finlandë, por fatmirësisht ia doli të mbijetojë.
Federata e Danimarkës ka publikuar një mesazh të Eriksenit, i cili ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe.
“Përshëndetje të gjithëve, falënderim i madh për mesazhet e mira nga e gjithë bota. Nënkupton shumë për mua dhe familjen time”.
“Jam mirë – sipas rrethanave. Duhet të bëjë edhe disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë. Tani, do brohorasë për djemtë në ndeshjet e radhës të Danimarkës. Luani për të gjithë Danimarkën”, shkroi ai.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Eriksen do vazhdojë të luajë pas atij rasti të rëndë që ‘shokoi’ botën e futbollit.