Në ndeshjen e Danimarkës ndaj Finlandës në kuadër të Euro 2020 gjërat për lojtarin danez, Christian Eriksen nuk kishin shkuar si më së miri, kjo pasiqë mesfushori danez kishte pësuar arrest kardiak, shkruan KosovaPost.
Eriksen sot luajti një orë dhe e dhuroi një asist në një ndeshje miqësore pa tifozë për Brentfordin kundër Southend të hënën. Kjo ishte hera e parë që mesfushori danez luan që prej arrestit kardiak në fushë shtatë muaj më parë.
Ish-ylli i Tottenhamin dhe Interit duket i gatshëm për të debutuar për Brentfordin në Premierligë këtë muaj.
30-vjeçari nuk kishte luajtur që prej arrestit kardiak në një ndeshje të Danimarkës në Euro 2020 verën e kaluar, por ai bëri një paraqitje e cila la të kuptohej se ai nuk e ka humbur ndjesinë e topit.
Erikseni ishte titulluar për Brentfordin në fitoren 3:2 kundër Southend, klubit nga një kategori më e ulët e futbollit anglez.
Danezi ishte afër të shënonte gol, para se të asistonte për golin e parë të Josh Dasilva, i cili shënoi 3 herë në këtë miqësore.
Erikseni u zëvendësua pas një ore lojë nga Lewis Gordon.
Vlen të përmendet se Eriksen ishte shprehur shumë i pikëlluar që ishte detyruar të tërhiqej nga Inter, kjo si rezultat i rregullave të ashpëra në Serie A.