I pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kanë pritur në takim Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, shkruan Kosova Post.
Veliaj, vizitën në Kosovë e ka realizuar duke qenë i shoqëruar edhe nga nënkryetarja Anuela Ristani.
Ketë e ka bërë të njohur përmes një komunikate Zyra per Media e Qeverisë së Kosovës (ZKM).
Sipas kësaj komunikate, kryebashkiaku Veliaj u interesua për efektin e pandemisë në ekonomi, duke e vlerësuar rolin dhe vullnetin e diasporës së Kosovës për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Kurti tha se ekonomia ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja ekonomike do të arrijë në 7.9 për qind të bruto produktit vendor. Tha se është shënuar progres edhe në eksporte dhe mbledhje të tatimeve.
U bisedua edhe për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm. Prishtina do të jetë nikoqire e biennales “Manifesta”, ndërsa kryeqyteti shqiptar i aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.
Ndesa Veliaj, këto dy ngjarje i kundrojë si mundësi të mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare./KosovaPost/