Erza Muminoviq ka kaluar në rrethin e dytë të garave në Lojërat Mesdhetare.
Xhudistja kosovare në rrethin e parë e mposhti me ippon turken, Gulkader Senturk, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 48 kilogramë.
Muminoviq, e cila në meçin e parë u udhëhoq nga trajnerja Majlinda Kelmendi, synon të shkojë sa më larg në këtë kompeticion, e pse jo ta synojë edhe medaljen në “Oran 2022”.