De-përshkallëzim i situatës në veri, zgjedhje të reja atje e vazhdim i Dialogut me Serbinë, janë tri kërkesat e BE-së që u prezantuan sonte nga i dërguari i posaçm për dialogun, Miroslav Lajçak.
Pas takimit të përbashkët me kryeministrin Kurti e të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Lajçak nuk deshi të komentoj nëse shefi i ekzekutivit i ka pranuar ato.
Këto tri kërkesa sipas Escobarit nëse do të realizohen do të jenë për të mirën e Kosovës dhe aspiratat e saj drejt organizatave ndërkombëtare, raporton Gazeta10.
Ai nuk ka dashur të komentojë nëse do të ketë pasoja për Kosovën apo jo.
Ata kanë bërë të ditur se dy ditët në vazhdim janë tregues për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për të dalë nga kjo situatë që është krijuar në veri.