Është arrestuar komandanti i ushtrisë së Bosnjes e Hercegovinës, Gjeneral Ramiz Drekoviç!

Është arrestuar komandanti i ushtrisë së Bosnjes e Hercegovinës, Gjeneral Ramiz Drekoviç!

Ish-komandanti i Korpusit të Katërt të ushtrisë së Bonjës, Ramiz Drekoviç është arrestuar sot në Sarajevë nën akuzën për krime lufte, raporton Al-Jazeera Ballkan, shkruan Kosova Post.

General Ramiz Drekoviç, ish-komandant i Korpusit të Katërt i Ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, u arrestua në mëngjes në një lagje të Sarajevës me urdhër të Prokurorisë Speciale për krime lufte. Ai ishte nën hetime për shkak të krimeve që ishin bërë në rrethinën e Kalinovikut në vitin 1995.

Thuhet se në ato pjesë të Bosnjës janë gjetur trupa të shumtë të fëmijëve të vrarë. Gjithashtu, në raporte të hetuesisë shkruhet se në rrethinat e Kalinovikut ka pasur një numër i madh i fëmijëve të plagosur.