Është gjetur 4-vjeçari në kanalin e Ibër Lepencit në vendin e quajtur kanali në Bukosh.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Policisë së Kosovës sapo e kanë nxjerrë nga kanali i lumit, ndërsa ende nuk dihet për gjendjen e tij.
Ju mbajmë të informuar nga vendi i ngjarjes, sapo të kemi informacione tjera.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për teve1 se fëmijës janë duke iu bërë ekzaminimet e nevojshme dhe se ende nuk mund të japë informata shtesë.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes ndodhet prokurori dhe ekipi mjekësor.