Dje, me datë 24. 06. 2021, është gjetur pa shenja jete një 60 vjeçar në Mitrovicë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti është duke u hetuar.
Ky është raporti i plotë:
“Mitrovicë, 24.06.2021 – 22:15. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar i moshës rreth 60 vjeçare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion. Rasti nën hetime.”/KosovaPost/