Rasti i dhunimit të një të miture në Viti, ka marrë një kthesë tjetër, sipas të dhënave të policisë, transmeton Kosova Post.
I dyshuari për kryerjen e veprës së dhunimit, i cili ishte raportuar si i zhdukur para disa ditësh, është gjetur.
Këto janë të dhënat e raportit shtesë, në lidhje me këtë rast:
“Viti, 15.11.2021 – 08:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur me të miturën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/KosovaPost/