Një epokë e re ka hyrë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, ku tensionet ishin përshkallëzuar vitet e fundit, transmeton Kosova Post.
Pas vizitës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman kishte vizituar Ankaranë në qershor të këtij viti.
Gjatë kësaj vizite, zyrtarët mes dy vendeve kanë hequr kufizimet në tregti, fluturime dhe programe televizive.
Pas vizitave ka pasur një zhvillim të ri në marrëdhëniet Turqi – Arabi Saudite.
MBC Group, në pronësi të Arabisë Saudite, transmetuesi më i madh në Lindjen e Mesme, njoftoi se ka nënshkruar një partneritet pesë-vjeçar me dy kompani filmike turke.
Sipas këtij vendimi, Arabia Saudite i dha fund bojkotit jozyrtar ndaj Turqisë.
Nga ana tjetër, sipas Reuters; Në mars 2018, MBC Group kishte anuluar serialet dhe programet turke të cilat u ndoqën me admirim nga audienca arabe./KosovaPost/.