Është për t’u neveritur kur sheh keqardhjen e madhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

Është për t’u neveritur kur sheh keqardhjen e madhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

Shkruan: Bardhyl Mahmuti 

Kush përdor shpatën nga shpata bie!

Kjo sintagmë e vjetër mbi tremijë vjeçare është e vlefshme edhe për Oliver Ivanoviqin. Ky kriminel u dënua me 9 vjet burg për shkak në bashkëpunim me policët Dragolub Delibashiqin, Ilija Vujaçiqin, Nebojsha Vujaqiqi dhe Aleksandar Lazoviqin kishin të ekzeku-tuar Fatmir Mustafën, Skender Paqaradën, Avni Abazin, Mehmet Sefarin, Isa Mustafën, Xhemshit Smajlin, Behxhet Ferizin, Mentor Mehanën dhe Shefki Kosumin. Ai u lirua pasi që Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e shkallës së parë, duke e dërguar rastin në rigjykim.

Sa e tmerrshme aq edhe neveritëse është kur shoh keqardhjen e madhe për vrasjen e këtij krimineli. A thua u harruan civilët shqiptarë që u vranë me ndihmën e tij? Apo vlera e tyre ishte më e vogël pasi nuk ishin udhëheqës politikë!

Për mua nuk ka dyshim se ai ishte pjesë e strukturave kriminale që udhëhiqeshin nga Beogradi dhe kur përfundoi të sillej sipas diktatit të urdhërdhënësve ai përfundoi konform sintagmës së njohur Kush përdor shpatën nga shpata bie!

You may also like

LDK-ja do të votojë vetëm Projektligjin e demarkacionit dhe deklaratën e dy presidentëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk