Askush nuk e kishte idenë se ekzistonte. Shkencëtarët nga Baseli kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm. Në nofull ekziston një pjesë e re, përcjell KosovaPost.
Në një studim të botuar në “Annals of Anatomy”, shkencëtarët zbuluan ekzistencën e një shtrese të re muskulore.
Muskuli masseter konsiderohet të jetë me dy shtresa, duke u shtrirë nga harku i mollëzës deri në anën e jashtme të nofullës së poshtme.
Është një muskul katror, i trashë dhe i fortë, që përbëhet nga dy pjesë: pjesa sipërfaqësore dhe pjesa e thellë. Të paktën kështu besohej.
Megjithatë, disa tekste të vjetra përmendin se është e mundur që ekziston një shtresë e tretë, e ashtuquajtura super e thellë, por shkencëtarët nuk kanë rënë dakord për vendndodhjen e saj.
Studimet e reja sugjerojnë se kjo shtresë e re muskulore ndodhet midis pjesës së pasme të mollëzës dhe nofullës së poshtme dhe mund ta ndieni nëse vendosni gishtat në pjesën e pasme të faqes
gjatë përtypjes.
“Duke pasur parasysh këto përshkrime kontradiktore, ne donim të rishqyrtonim strukturën e këtij muskuli në detaje”, tha profesori Jens Christoph Türp nga Qendra Universitare për Mjekësinë Dentare në Basel, i cili së bashku me shkencëtarin tjetër, Dr. Szilvia Mezey, zbuloi ekzistencën e kësaj shtrese të tretë.
“Kjo pjesë e thellë e muskulit përtypës dallon qartë nga dy shtresat e tjera për nga rrjedhja dhe funksioni i tij”, tha Mezi.
“Një shtresë e re përfshihet në stabilizimin e nofullës së poshtme”, shtoi Mezey dhe zbuloi se është e bindur se është e vetmja pjesë e muskulit masseter që e tërheq nofullën e poshtme.