Marko Gjuriq, Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është drejtuar me një gjuhë denigruese Viola von Cramon, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, transmeton Kosova Post.
Ai e ka cilësuar si “dashnore të Kurtit”, raporton B92. Reagimi i tij vjen fill pas mbështetjes që ajo i dha aksionit policor në veri të Kosovës, kundër kontrabandës me mallra.
“Në vend se të kritikojë aksionin e policisë si eurodeputete, Von Cramon kundërshton Josep Borrellin i cili tha se aksioni ishte i njëanshëm”, citohet të ketë thënë ndër të tjera Gjuriq.
Kjo e fundit, në një reagim të saj e kritikoi Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi, Josep Borrell, duke i thënë se ai duhet të brengoset më shumë pse në shumë shtete nuk po funksionon sundimi i ligjit, ndërkohë që ky i fundit kërkonte që palët të fokusohen te dialogu./KosovaPost/