Eurodeputeti sloven, Matjaz Nemec ka mirëpritur lajmin për vendimin që mori sot Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovë, duke thënë se ajo që dukej e pamundur disa muaj më parë, më në fund ndodhi.
“E mirëpres me gjithë zemër vendimin e sotëm. Pas më shumë se një dekade vonesë të pajustifikuar, më shumë pengesa se çdo vend tjetër i ballkanit, qytetarët e Kosovës më në fund do të mund të udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar eurodeputeti sloven.