Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka dhënë një fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike.
Në një postim në Twitter, në të cilin ka shpërndarë fjalimin e tij, Sole ka kritikuar ashpër Spanjën e cila nuk po e njeh Kosovën.
“Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.
Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.
Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian./LN