Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) deklaroi se emetimet e gazeve serrë në Evropë u rritën në tremujorin e tretë të vitit të kaluar për shkak të rimëkëmbjes së aktiviteteve të biznesit. Euristat shpall Bullgarinë si vendi më i ndotur në Evropë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit të Eurostat, emetimet e gazeve serrë në tremujorin e tretë të vitit 2021 janë llogaritur në 881 milionë tonë ekuivalent të dioksidit të karbonit. Kjo është 6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Rritja e emetimeve i është atribuar rimëkëmbjes së vërejtur në aktivitetet e biznesit vitin e kaluar. Është thënë se përderisa afërsisht një e katërta e emetimeve totale i korrespondojnë sektorëve të energjisë elektrike dhe prodhimit, pjesa e sektorit të bujqësisë është 14 për qind.
Nga ana tjetër, niveli i emetimeve është ulur me 10 milionë tonë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019. Kështu, pavarësisht rezultateve të rimëkëmbjes ekonomike, emetimet vazhdojnë të jenë në një prirje rënëse, brenda objektivave të BE-së.
Bullgaria është vendi më i ‘ndotur’ në Evropë.
Emetimet e këtij vendi u rritën me 2 2.7 për qind krahasuar me një vit më parë . Bullgaria u pasua nga Letonia me një rritje prej 16,2 për qind dhe Greqia me një rritje prej 13,1 për qind ./KosovaPost/.