Bashkimi Evropian (BE) ka bllokuar dërgimin e 3.1 milion dozave të vaksinës Astrazeneka Covid-19 për në Australi, transmeton Kosova Post.
Australia thotë se Bashkimi Evropian është fajtori kryesor për vaksinimin e ngadaltë të koronës në vend për shkak të vonesave në dërgesat e vaksinave. Kryeministri Australian Scott Morrison ka fajësuar Bashkimin Evropian për situatën aktuale, duke thënë se problemet me shpërndarjen e vaksinave nga Brukseli kanë vonuar vaksinimin global.
Kryeministri Australian vazhdoi të përmendte “mungesat e vaksinave” dhe “kontrollet e rrepta të eksportit të BE” si arsye pse vendi i tij kishte marrë vetëm 700,000 doza nga 3.8 milion doza të porositura të vaksinës Oxford / Astraznka.
“Australia deri më tani ka marrë 870,000 doza të vaksinës Pfizer / Biontech, e cila aktualisht po përdoret për të injektuar personelin e linjës së parë kundër virusit Corona,” shtoi ai.
Italia bllokoi eksportin e 250,000 dozave të vaksinës Astrazenka në Australi në fillim të Marsit, duke përmendur “mungesa të vazhdueshme të vaksinave” dhe vonesat në marrjen e dërgesave të porositura.