Facebook “zgjedh përfitimet në kurriz të sigurisë tonë”, në një mënyrë që “dëmton fëmijët, ushqen pabarazitë dhe dobëson demokracinë tonë”, tha ish menaxherja Francis Haugen në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian dje.
Facebook ka nxitur ekstremizmin politik, ka nxitur dhunën masive dhe ka përkeqësuar shëndetin mendor të grupeve më të rrezikuara si vajzat adoleshente – diçka që konfirmohet nga hetimet e brendshme të vetë kompanisë.
Haugen tha se Akti i Shërbimeve Digjitale, një propozim që Komisioni Europian paraqiti dhjetorin e kaluar, “ka potencialin të bëhet një standard global” për ruajtjen e demokracisë. DSA fokusohet në vendosjen e përmbajtjes së postuar në platformat kryesore digjitale.
Këto kanë ndodhur edhe në faqet e Facebook-ut, por nuk janë identifikuar për shkak se kompania nuk ofron qasje adekuate në të dhënat e nevojshme. Facebook është më pak transparent nga platformat kryesore, dhe kjo çon në “sjellje më të papërgjegjshme”, tha ajo.
“Çdo fushatë moderne e dezinformimit përdor median”, tha ajo, duke shtuar faktin se një përjashtim i tillë do ta përkeqësonte situatën. Haugen do të jetë nesër në Paris për të folur për të njëjtat çështje në Asamblenë Kombëtare të Francës.