Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër ‘gjuhës së urrejtjes’

Facebook, iTunes dhe Spotify qëndrim të përbashkët kundër ‘gjuhës së urrejtjes’

Facebook, iTunes dhe Spotify hoqën nga platformat e tyre qindra publikime të InfoWars, markës Jones dhe teoricienit të komplotit Alex Jones, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Apple theksohet se publikimet e Alex Jones dhe InfoWars janë hequr nga iTunes dhe aplikacionet e rrjedhës së transmetimit. Ndër të tjera në deklaratë është përdorur shprehja se “nuk tregohet tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes”.

Po ashtu edhe Facebook ka njoftuar se ka hequr nga platforma e saj faqen e InfoWars për shkak të “gjuhës së urrejtjes”. Në anën tjetër gjithashtu edhe Spotify, shërbimi për të dhënat dhe rrjedhën e muzikës ka deklaruar për BBC-në se ka hequr nga listat e rrjedhës së publikimeve “The Alex Jones Show”.

Alex Jones, i cili kritikohet në masë për shkak të teorive se qeveria e Washingtonit ka planifikuar sulmet e 11 korrikut, ai gjithashtu kishte pretenduar se kanë qenë aktorë, fëmijët të cilit u deklaruan se kishin humbur jetën në sulmin e kryer në vitin 2012 ndaj shkollës fillore Sandy Hook.

Edhe YouTube në muajin korrik hoqi 4 video nga kanali i Jones i cili ka më shumë se 2,4 milionë ndjekës. Jones në disa prej videove të hequra kritikonte emigrantët muslimanë që shkojnë në Evropë.

Related Posts

You may also like

Mijëra fëmijë punojnë si skllevër në fermat e paligjshme të kanabisit në Londër

Fëmijët po trafikohen nga Vietnami dhe vendet e