Refuzimi i Turqisë për në NATO ndaj 2 vendeve vazhdon të jetë në rendin e ditës në botë. Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, e cila bisedoi në telefon me Presidentin Erdogan, njoftoi vendimin e marrë në lidhje me organizatën terroriste PKK, njofton Kosova Post.
Pas një bisede telefonike me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrja suedeze Andersson bëri një deklaratë për televizionin shtetëror SVT.
Duke vënë në dukje se ata mbështesin përfshirjen e PKK në listën terroriste, Andersson tregoi se çka foli në takimin e saj me Erdoganin: “Unë theksova se Suedia mirëpret luftën për bashkëpunim kundër terrorizmit ndërkombëtar. Unë deklarova se do të mbështesim haptas përfshirjen edhe të PKK-së në listën terroriste në luftë kundër terrorizmit”. tha ajo.
Andersson gjithashtu në llogarinë e saj në Twitter tha: “Ne e vlerësojmë bisedën e sotëme me presidentin turk Erdogan: “Ne mezi presim të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë paqen, sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit.”/KosovaPost/.