Shkruan: Faton Gashi
Dimë shumë, ose mendojmë se dimë për figurat e rilindjes sonë kombëtare, njohim sakrificën e tyre si dëshmia më e mirë e atdhedashurisë. Por ajo që i mungon kulturës sonë kombëtare është mosdija, për të mbajtur të gjallë këtë frymë të patriotizmit.
Mendoj unë, se njëra nga mënyrat më të duhura për të ndryshuar këtë gjendje të vetëdijes së shoqërisë shqiptare, është të dallojmë ndershmërinë e atyre që punojnë për çdo ditë më përkushtim gati misionar ndaj synimeve kombëtar në emër të Zotit dhe Atdheut, nga dikush që punon për të ruajtur pozicion e privilegjuar në emër të përfitimeve personale.
Megjithatë, sado që na duket se kemi humbur ndjesinë për vlerat e mirëfillta, shkrep një shkëndijë që e mban të ndezur shpirtin e atdhedashurisë.
Ajo ‘shkëndij’ që i mungonte Shqiperisë prej kohësh ndodhi pikërisht dje dhe s’paku për mua ishte shpresëdhënëse.
Dje, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, dekoroj z. Naser Miftari me dekoraten “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacion për gjithë kontributin e tij kombëtar.
Naser Miftari, s’pari është miku im i çmuar pastaj puqi im, e pastaj puqi i gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Bosnjë& Hercegovinë. I përket atij numri të vogël të njerëzve që i quajmë njerëz fisnik, të cilët mbajnë brenda tyre një flakë që nuk pushon së ngrohur shpirtrat e njerëzve më mirësi dhe gjithashtu dashamirësi të pakursyer ndaj mikut dhe shokut.
Nëse do të më kërkonit të përshkruaj më një fjali të vetme se çfarë quaj mik, atëherë për mua mik është ai, i cili kur e takoni dhe ju pyet për shendet dhe halle, ndalet dhe e pret përgjigjen.
Puqi është ndër miqtë e pakt që kemi takuar përgjatë rrethimit të 1425 ditë e netë të Sarajevës, i cili do të mbahet mend për mirësinë, por jo për heshtje.
Puqi Naser përveç se është madhështor për dashurinë vëllazërore më njerz të njëjtës zanafillë kombëtare, është edhe një personalitet tejet i dalluar që i ka sjellë dobi konkrete jetës sonë kombëtare.
Në kohën sa ishte kryetar i bashkësisë shqiptare të Bosnjës & Hercegovinës shquhet për rolin e tij të madh në organizimin e mërgatës shqiptare të Bosnjës, organizimin dhe strehimin e refugjatëve të luftës nga Kosovës në BeH, ndërsa kontributi kryesorë që e bënë atë monument të gjalla të Patriotizmit është mbledhje dhe sjellja e ndihmave në duart e duhura gjatë luftës në Kosovë dhe Maqedoni.
Jam i lumtur që kam nderin ti uroj mikut tim ndarjen e dekorates ‘Kalorës’ nga Presidenti i Republikes se Shqiperise.
Gëzuar Puq! Të uroj shëndet dhe mbarësi në jetë, gjithashtu uroj që ky titull fisnik që në veti bartë lavdinë e kombin tonë, të trashëgohet brez pas brezi në familjen tuaj!👏
Duke qenë se këto raste gazmore nuk përcillen pa muzikë, ju ftoj të shijoni këngën ‘letër mikut’ nga Kemal Monteno.