Familja hebreje aksidentohet me makinë, shpëtohen nga palestinezët (Foto+Video)

Familja hebreje aksidentohet me makinë, shpëtohen nga palestinezët (Foto+Video)

Banorët palestinezë të Hebronit shpëtuan një familje kolone izraelite e cila u përfshi në një aksident me makinë.

Aksidenti i cili ishte tejet i rëndë ishte incizuar, dhe aty duken disa burra që vrapojnë në drejtim të makinës së aksidentuar. Në makinë u shpëtuan pasagjerët, shumica prej të cilëve ishin fëmijë shumë të vegjël.

Në video dëgjohen zëra që bërtisnin: “Paska fëmijë të vegjël në makinë! Shko kontrolloni makinën tjetër! Burra! Thërrisni ambulancën, shpejtoni”.

Një foshnjë e sapolindur dhe dy fëmijë të vegjël u shpëtuan bashkë me nënën e tyre. Fëmijët ishin gjakosur dhe ishin duke qarë pas aksidentit të tmerrshëm.

Një ambulancë palestineze u thirr për t’u ofruar kujdes dhe për t’i çuar kolonët izraelit në spital.

You may also like

Kush e fitoi Klinën?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka fituar në faqen