Britania e Madhe do t’i japë lamtumirën e fundit Dukës së Edinburgh-ut fundjavën që vjen. Ndërkohë, arkivoli që mban trupin e monarkut 99-vjeçar është dërguar në kishë në një Land Rover që u krijua edhe me kontributin e Princit Philip sa i përket dizajnit.
Princi Harry do të niset për në Britaninë e Madhe për të qenë afër familjes së tij, por bashkëshortja Meghan është “këshilluar të mos udhëtojë” nga mjeku i saj për shkak të shtatzënisë.
Zia zyrtare mbretërore do të zhvillohet më pas për dy javë pas varrimit. Vetëm 30 persona, që pritet të jenë fëmijë, nipër dhe mbesa të familjes së Dukës, do të marrin pjesë në ceremoni.
Pallati Buckingham sot njoftoi se varrimi ceremonial i mbretit Philip do të bëhet në 17 prill në Kishëzën e Shën George, në Kështjellën Windsor dhe një minutë heshtje kombëtare do të respektohet kur ceremonia të nisë në orën 15.00. sb/abcnews.al/