Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në një shtëpi në Prizren, Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të pronarit, raporton Gazeta Sinjali.
Vjedhja dyshohet se është kryer në ditët e fundit, derisa familja nuk ishte në pushime, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat, të cilët kanë vjedhur mijëra euro.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se në dëshminë e pronarit, të dhënë në Polici thuhet se kur janë kthyer sot në shtëpi, kanë gjetur derën e thyer, prej nga kanë depërtuar hajnat brenda.
Sipas tij, nga shtëpia janë vjedhur 9 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit që kapin vlerën e 7 mijë eurove.
Njësitë policore kanë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.