Faruk Ajeti nis detyrën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani

Faruk Ajeti e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, përcjell KosovaPost.

Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ajeti tha se ky është një nder i madh për të.

Diplomati kosovar theksoi se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë”, ka shkruar ai.

Para Faruk Ajetit në këtë detyrë kishte shërbyer Beqë Cufaj.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika