Në negociatat midis Gjermanisë dhe SHBA-së, për tubacionin e gazit “North Stream 2” , është bërë progres tha Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mas, transmeton Kosova Post.
” Javët e fundit është bërë një punë e madhe. Unë mendoj se pozicionet tona janë përafruar në shumë pika”, tha Mas.
Ai, nuk konfirmoi nëse në takimin e kancelares Angela Merkel me presidentin amerikan Joseph Biden , do të bëhet ndonjë hap vendimtar në zgjidhjen e këtij problemi.
“Gjëja kryesore është që ne dimë qëllimin dhe unë jam i sigurt se ne do ta arrijmë atë,” tha ai.
Ministri nuk konkretizoi afatet kohore të zgjidhjes së problemit me gazsjellësin, por mendon se do të ishte gjë e mirë që kjo të ndodhte në takimin Merkel Biden.
“Megjithatë, natyrisht, do të ishte mirë që kjo të ndodhte gjatë vizitës së kancelarit (Angela Merkel) në Uashington,” tha ai.
Të kujtojmë se Merkel, do të udhëtoj sot për një vizitë zyrtare në Uashington sot, ku nesër do të ketë një takim me Presidentin e SHBA Joseph Biden. Përveç marrëdhënieve dypalëshe, siç njoftoi Kancelari, një nga temat e bisedës do të jetë “North Stream 2” dhe çështja e sigurimit të tranzitit të gazit rus përmes Ukrainës, shkruan sputnik.Ndërkohë, punimet në Nord Stream janë në fazat e fundit. Sipas kompanisë-operatore “Nord Stream 2”, tubacioni i gazit pritet të përfundojë deri në fund të gushtit./Kosova Post/