Fatima bint Muhamed Al-Fihriyya Al Quarshiya qe një grua arabe mjaft e emancipuar për kohën, e cila besohet të ketë jetuar në vitet 800 – 880 të erës sonë, në Fez dhe Marok, shkruan Kosova Post.
Me emrin e saj ndërlidhet themelimi i disa institucioneve të rëndësishme, fjala vjen, Xhamia Al-Qarawiyyin, si dhe universiteti i parë në botë, i njohur me të njëjtin emër.
Universiteti ofronte leksione në fusha të ndryshme si gramatikë, matematikë, muzikë, medicinë dhe astronomi. Spekulohet se emrat e njohur si Ibn Arabi e Ibn Khaldun, ndërlidhen me këtë universitet.
Fama e saj, si një grua që ndërlidhet me dijen, i ka kaluar shekujt. Të dhënat historike, veç tjerash, e tregojnë atë si një filantrope të madhe, një zonjë e vërtetë, e cila shkriu pasurinë për të mirën e shoqërisë./KosovaPost/