UÇK-ja nuk ka pasur kurrë arkivë sistemore ushtarake, fatkeqësisht.
Lufta e saj mbrojtëse – çlirimtare, dëshmitë e saj, evidenca logjistike, të personelit, hospitalizuese, organizimi gueril dhe ai frontal i Koshares, pra të kësaj natyre janë te secili prej nesh; luftëtarë, komandant apo njësi luftarake, fatmirësisht.
Serbia i ka shkatërruar arkivat – dosjet e luftës agresore, planet ushtarake e policore, urdhërat për vrasje masive dhe shfarosje – masakrave ndaj shqiptarëve. Disa prej tyre të karakterit administrativ ushtarak i ka klasifikuar në kategorinë “Sekret shtetror” për 30 vitet e ardhme.
Qeveria ka rënë në lajthitje të plotë, dakordimi për qasje – dorëzim të dyanshëm nga Serbia, është mashtrim e barazvlerë në krime dhe ikje nga të pagjeturit e luftës! Ky dakordim; për ne është i paprecedentë, skajshmërisht i turpshëm, rrjedhimisht “dorëzimi” i secilit nga ne, faktikisht i pamundur!
Shkruan: Prof. Dr. Bahri M.Gashi