Favoritët për titullin e kampionit botëror sipas Figos

Favoritët për titullin e kampionit botëror sipas Figos

Portugalia dhe Spanja janë favorit për të fituar titullin e kampionit të botës në kampionatin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Rusi, tha Luis Figo, dikur futbollisti i famshëm ndërsa sot këshilltar në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA).

Portugalia dhe Spanja janë favorit, edhe pse kjo nuk do të thotë se ata do të jenë kampionë bote, meqë ekzistojnë kombëtare të cilat mund të bëjnë befasi”, theksoi Figo.

Portugalia dhe Spanja në Mundialin në Rusi do të luajnë mes vete në grupin “B”, në të cilin si kundërshtarë kanë edhe Marokun dhe Iranin.

“Portugalia dhe Spanja nuk do të duhet të kenë probleme të mëdha në grup. Do të zhvillohet beteja për vendin e parë, e më pas në fazën e eleminimit vijon puna e vështirë dhe çdo gabim mund të thotë edhe përshëndetje nga gara”, tha Figo, shkruan aa.

Kampionati Botëror në Futboll në Rusi do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 15 korrik të vitit të ardhshëm. /Kosova Post/.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata