Feriz Hoti pas hitit të këngës së ‘Abedin Rexha’, duet me Sylë Hotin (Video)

Feriz Hoti pas hitit të këngës së ‘Abedin Rexha’, duet me Sylë Hotin (Video)

Ka vetëm pak kohë që pas një kënge të suksesshme, ajo e “Abedin Rexhës”, këngëtari i dashur për publikun Feriz Hoti, ka sjellë edhe një këngë të bukur me një videoklip shumë interesant e cila mbanë titullin  ‘Kadaldal po vjen pleqnia’, shkruan Kosova Post.

Kur flasim për Feriz Hotin e kemi parasysh se ky artist, ka një gamë të gjerë të publikut, që i admirojnë dhe dëgjojnë këngët e tij, duke e  vlerësuar lartë këtë burim folklori, nuk mbetet shumë për të menduar përveçse ta përgëzojmë për suksesin e këngës së re e cila është mirëpritur dhe po dëgjohet me ëndje nga gjithë dashamirët e muzikës folklorike shqiptare.

Artisti është shumë i kënaqur  me atë se si e kanë pritur këngën e re e gjithë audienca në Kosovë e në mbarë trojet shqiptare, dhe shprehet falënderues për gjithë publikun dhe adhuruesit e këngës së tij, derisa thotë se audienca që ka nga gjithë shqiptarët është edhe një motiv shtesë për të krijuar e kënduar për shumë vite.

Ndryshe, këngëtari i dashur për shqiptarët, Feriz Hoti, ka lindur në Carrallukë të Malishevës, jeton dhe vepron në Zvicër, por pa harruar as edhe një herë se i takon Kosovës dhe popullit të tij.

Kujtojmë gjithashtu se artisti i këngës folklorike shqiptare Feriz Hoti ka një karrierë të bujshme në folklor, duke filluar nga mosha pesëvjeçare e deri në ditët e sotme, me pjesëmarrje në shumë e shumë festivale në Kosovë e në diasporë./KosovaPost/