Sipas raportit të policisë një i mitur në qytetin e Ferizajt është raportuar i zhdukur, transmeton KosovaPost.
Nëna e tij ka raportuar se i mituri ka dalë nga shtëpia më datë 19 të këtij muaji dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është duke u hetuar, thuhet tutje në njoftim.