Rastet kur personat ushtrojnë dhunë në familje duke i rrahur te afërmit e tyre nuk janë të pakta në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në Ferizaj, raporton Kosovapost.
Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, dyshohet se viktima ka pësuar lëndime të rënda nga i dyshuari, me ç’rast i është nevojitur tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i njëjti ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.