58′ – Ngushton në 4-1 diferencën Akanji në shtyllën e dytë.
55′ – Zvicra në kolaps, Raphael Guerreiro siglon “pokerin” e Portugalisë.
51′ – Mbrëmje magjike për Ramos, shënon të tretin për Portugalinë dhe të tretin personal.
33′ – Shokohet Zvicra, Pepe realizon golin e dytë për Portugalinë.
30′ – Shaqiri provon nga distanca, ngjitur me shtyllën.
17′ – Zhbllokohet takimi pa u mbushur 17 minuta lojë. Gonzalo Ramos përfiton nga përgjumja e mbrojtjes zvicerane dhe shënon në një kënd të vështirë, 1-0.
Granit Xhaka dhe Xhardin Shaqiri përballë Portugalisë për të bërë mrekullinë e radhës në këtë Botëror, pas fitores që arritën ndaj Serbisë.
Dy futbollistët shqiptarë, sikurse pritej, janë pesë e formacionit titullar të Zvicrës ndaj përfaqësueses luzitane, së cilës i mungon në në start Cristiano Ronaldo, që me sa duket është ndëshkuar nga trajneri Santosk për reagimin që pati në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut.