FIFA me deklaratë të ‘fuqishme’ për Kosovën

FIFA me deklaratë të ‘fuqishme’ për Kosovën

Faqja zyrtare e FIFA-së ka publikuar një artikull në të cilit flitet për përfaqësuesen e Kosovës.

Sipas këtij artikulli Dardanët kanë pasur një ngritje të dukshme. Samir Ujkani është protagonisti kryesor i këtij artikulli.

Edhe pse iu nevojit kohë e gjatë Kosovës që të antarësohet në FIFA, ajo po tregohet mjaftë e suksesshme.

Tani, Kosova i ka vënë vetes disa synime mjaft ambicioze dhe duket se është në rrugën të drejtë për sukses. Dardanët kishin kaluar në një periudhe të vështirë gjatë fazës kualifikuese për Kupën e Botës, duke e marrë vetëm një pikë nga 10 ndeshje. Megjithatë, kjo gjë pritej për shkak se rivalët në grup kishin skuadra mjaft të mirë: Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda.

“Duhet ta mbani mend se ne filluam me asgjë. Federata jonë ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë viteve të fundit. Stadiumi tani është licencuar dhe ne e kemi ligën tonë. Ne mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës dhe lojtarët kanë filluar të kenë më shumë përvojë”, ka thënë Ujkani, kapiten i Kombëtares së Kosovës.