Filloreta Raçi apo siç njihet tani për publikun Fifi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale, përcjell KosovaPost.
E ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz, ajo nuk heziton që shpesh të sjell imazhe e video të ndryshme e po ashtu edhe duke bërë paralajmërime.
Ajo kësaj radhe ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me ish-banorin e Big Brother VIP, Kledi Hysën.
Duket se dyshja kanë nisur bashkë një projekt meqë në postimin e tyre thonë se po vijnë gjëra të mira.
Megjithëse këngëtarja deri më tani nuk ka zbuluar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Fifi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë bëri bujë të madhe me rrëfimet, ngjarjet e gjithashtu edhe me veprimet që bëri .