Prestigjiozja New York Times (NYT) ka publikuar para dy ditësh një Op-Ed për të drejtën e refugjatëve palestinezë për t’u kthyer në tokën e tyre.
Times është kupola e shtypit elitar në botë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një media kaq e rëndësishme bën një kthesë kaq domethënëse në lidhe më Çështjen Palestineze. Kjo shumë mirë mund të hyjë në librat e historisë së medias.
Kjo përbën një zhvendosje të madhe të opinionit publik amerikan, atij elitar në veçanti. Nëse deri dje Izraeli kishte mbështetje absolute, sot opinioni amerikan (përfshirë elitën politike) është më i ndarë se kurrë.
Për më tepër, sot Izraeli nuk ka më nën kontroll absolut zërat mediatikë botërorë. Sot janë shtuar më shumë mediat që raportojnë me përpikmëri e pa frikë krimet e izraelit. E kjo e frikëson regjimin sionist. Prandaj dhe bombardoi godine e AP, Al-Jazeeras, TRT World, e mediave të tjera në Gaza.
Krimet e regjimit sionist kundër popullsisë së pafajshme palestineze sot ndodhin përballë syve të të gjithë botës. E kjo është kthyer në dhimbje koke edhe për mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit.
Ndërkohë, regjimi sionist e ka humbur në pjesën më të madhe opinionin publik botëror. Sot, sheshet e qindra kryeqyteteve në të katër anët e botës janë mbushur me miliona njerëz që dënojnë krimet e izraelit dhe thërrasin për drejtësi për palestinezët.
Ky është vetëm fillimi i fundit i një regjim që as nuk duhet të ekzistonte fare./Observer.al