Para pak minutash, në Hagë, ka nisur seanca e tretë në gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, transmeton Kosova Post.
Seanca ka filluar me një kërkesë të Sali Mustafës për të marrë fjalën:
“Që në fillim po ju them se as dëshira ime as qëllimi im nuk është që të mos ju respektojë ju dhe panelin e kësaj gjykate por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është në bindjen e as kulturën time Kohëve të fundit më është shkaktuar një stres, dhe kjo po vie si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm”, ka thënë Mustafa.
Në momentin kur Mustafa ishte duke vazhduar fjalimin e tij, dhe po thoshte se pas 12 muajve paraburgim… u ndërpre transmetimi live nga seanca për shkak “të përmbajtjes së redaktuar”.
Pas kësaj gjykatësja Mappie Veldt-Foglia kërkoi nga sekretaria që të shkonin në seancë private e cila është duke vazhduar në këtë formë./KosovaPost/