Fillon mbledhja konstituive e komisionit hetimor për krizën energjetike, i cili ka mandat gjashtëmujor.
Kjo është përbërja e anëtarëve:
Driton Selmanaj – Kryesues, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari Lila, Ferat Shala, Eliza Hoxha, Besian Mustafa, Pal Lekaj, Adem Hoxha, Fridon Lala.
E gjithë kjo u bë pas pajtimit edhe pse të vështirë mes partive politike për të gjetur gjuhë të përbashkët rreth themelimit të këtij Komisioni, që u shoqërua me debate të ashpra në Kuvend.
Ky Komision do të ketë për detyrë të hetojë të gjitha shkeljet e mundshme që supozohet se janë bërë në sektorin energjetik në Kosovë.