Tifozët prishtinas ‘Plisat’ kanë shprehur dëshirë që në kryeqytet të vendoset përmendorja heroit të kombit Adem Jashari, shkruan Kosova Post.
Ata këtë kërkesë për institucionet po e parashtrojnë duke mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që vendosja e përmendorja e heroit të kombit Adem Jashari të jetë më fuqi plotë.
Kështu sot në sheshin e kryeqendrës në Prishtinë kanë vendosur tendën ku qytetaret me vullnetin e tyre do të nënshkruajnë peticionin për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.
Kujtojmë se ditë më parë tifozët e Prishtinës “Plisat” në faqen e tyre zyrtare kanë njoftuar për fillimin e aktivitetit të mbledhjes së nëshkrimeve duke u bë thirrje qytetarë që të mbështesin inciativën e tyre pë shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë./KosovaPost/