Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin të Gjermanisë, ku do të takohet me kancelarin Olaf Scholz.
Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se tashmë takimi ka filluar në Berlin mes Kurtit e Scholz.
“Takimi do të nis në ora 15:00. Do të bisedohen tema të ndryshme”, është shprehur ky burim.
Kujtojmë se në Berlin ka mbërritur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku njëjtë si Kurti, takim do të mbajë me kancelarin Olaf Scholz.
Tutje, sipas këtij burimi ende nuk dihet nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet kokë me kokë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ajo që dihet deri më tani është se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të jetë prezent në Berlin.
Lajçak do të zhvillojë në mbrëmje takime me Kurtin dhe Vuçiqin.