Ka filluar takimi në mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kandidates për presidente të vendit, Vjosa Osmani.
Takimi në fjalë ka filluar në kohën kur edhe ishte paralajmëruar ndërsa po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Duhet përkujtuar që temë kryesore e këtij takimi është pikërisht çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, post ky i synuar nga Osmani.
Duhet përkujtuar që nga ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk janë deklaruar lidhur me atë se a do ta përkrahin apo jo votimin e Osmanit për president.