Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi. Ata do të diskutojnë disa tema, por fokusi është te furnizimet dhe çmimet e gazit, transmeton Kosova Post.
Takimi mes Vuçiqit dhe Putinit po mbahet në katër sy në rezidencën e Presidentit të Rusisë. Presidenti rus e priti kolegun serb në hyrje të ndërtesës në Soçi me një përshëndetje të ngrohtë.
“Çdo takim me Presidentin e Federatës Ruse është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin tonë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram./Kosova Post/