Trupat e udhëhequra nga Rusia, të dislokuara në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë në rivendosjen e rendit, pas trazirave të dhunshme javën e kaluar, kanë filluar operacionet e tërheqjes. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Njësitë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) kanë përmbushur detyrat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Trupat ruse u dislokuan në Kazakistan pas protestave të dhunshme, ku mbi 150 persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.
Protestat në Kazakistan nisën pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe kulmuan me dorëheqjen e qeverisë.
Presidenti Tokayev, së bashku me homologun rus, akuzuan forca të huaja terroriste për mbështjetjen dhe financimin e këtyre ngjarjeve të dhunshme.a2cnn.