Filmi turk i nominuar për Oscar shikohet nga 2 milion njerëz brenda 3 javëve

Filmi turk i nominuar për Oscar shikohet nga 2 milion njerëz brenda 3 javëve

Filmi turk “Ayla” i cili është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, brenda tre javëve është shikuar nga afërsisht dy milionë njerëz.

Ayla, film i cili përshkruan historinë e një vajze pesëvjeçare koreane jetime të gjetur në fushëbetejë nga një ushtar turk gjatë luftës në Kore, i cili e merr nën mbrojtjen e tij, është shfaqur për publikun turk në kinema dhe është shikuar nga rreth dy milionë persona, njoftoi produksioni i filmit, Dijital Sanatlar.

Ekipi i filmit përmes një turneu ka shfaqur filmin në qytete të ndryshme të Turqisë për filmdashësit, për të vazhduar edhe në qytetet e tjera të ngelura deri në fund të muajit nëntor.

You may also like

Vendim i befasueshëm i PDK-së vetëm pak orë pas rezultatit të balotazhit

Përmes një deklarate lëshuar për medie Partia Demokratike